Loading…

Ulqini i rrethuar me turbina të erës

  • 20/07/2019 | 18:24

Ulqini i rrethuar me turbina të erës

 Ulqinin përveç që e karakterizon turizmi i madh, ajo çka bie ne sy është edhe ndërtimi i centraleve me erë qe e rrethon të gjithë qytetin turistik, shkruan Gazeta Metro.


Centrali me erë gjendet ne Malin Mozhur, i cili duket si një kurorë mbi qytetin e bukur të Ulqinit Ky impiant i prodhimit te energjisë përmes erës ka gjithsej 23 gjenerator.

 

Fuqia e përgjithshme e centraleve elektrike të erës në Mozhur është 46 megavat dhe prodhojnë rreth 100 gigavatë orë energji në vit. Ndërtimi i centraleve elektrike të erës në Mozhur është projekti i dytë i këtillë që ka realizuar Mal të Zi, pas atij në Krnovo të Nikshiqit.

Ulqini dhe Mali i Zi kanë përfituar shumë nga kjo central, si ekonomikisht ashtu edhe në aspektet e tjera, sepse është edhe një nga kushtet për integrimet në BE./gazetametro.net.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë