Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, donte të fliste me Presidentin e SHBA’së, Donald Trump, ku derisa tentoi që t’ia zgjaste dorën, Presidenti e poshtëroi me stil “ulu aty” në strategjinë e tij epike, transmeton Gazeta Metro.
“Spanja ka qenë e tmerrshme,” tha po ashtu ditë më parë Trump, duke iu referuar refuzimit të Madridit për t’i dhënë SHBA‑s bazat ushtarake për operacione kundër Iranit.
Trump kërcënoi me masa të forta duke thënë se do t’i ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën, sepse vendi nuk i plotëson kërkesat e tij dhe “nuk është një partner i vërtetë i ekipit”.
Presidenti gjithashtu u deklaroi se Spanja nuk kishte pranuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, siç kërkoi ai nga aleatët e NATO-s./gazetametro.net