Loading…

Umberto Eco: Për të shkruar një roman duhet së pari të krijoj një botë dhe pastaj fjalët do të vijnë vetvetiu

  • 08/07/2020 | 15:05

Umberto Eco: Për të shkruar një roman duhet së pari të krijoj një botë dhe pastaj fjalët do të vijnë vetvetiu

Umberto Eco e shkroi romanin e tij të pare në moshën 48 vjeçare. I pyetur se përse kishte vepruar kështu, ai tha që për tezën e tij të doktoratës krijonte narracione dhe ndjente se gjatë gjithë kohës po rrëfente tregime, veçse në mënyrë tjetër.


Ndërkaq i pyetur në lidhje me deklaratën e tij që për të shkruar një roman duhet së pari të krijonte një botë dhe pastaj fjalët do të vinin vetvetiu, ai tha:

Po, për mua puna më e zorshme është që të nis të konstruktoj një botë – një abaci të shekullit të katërmbëdhjetë me murgj të helmuar, një riosh që luan me trombë në varreza, një batakçi të kapur në flagrancë midis Konstandinopojës.

Dhe që t’i gjesh këta, duhet të bësh gjithfarë kërkimesh derisa të krijosh këto botë: Sa shkallë janë në spiralen e shkallares? Sa pajisje do të jenë në pajisje për pastrim? Sa shokë do të jenë në mission?

Bota do të sillet rreth këtyre pengesave që nuk të lëshojnë të çash përpara rrugën. Në aspektin letrar, shpeshherrë bëjmë gabimin që besojmë se stili ka lidhje vetëm me sintaksën dhe leksikun. Ekziston edhe stili narrative, që dikton mënyrën se si i bëjmë bashkë blloqe të caktuara dhe të krijojmë një situate. I kthehemi të shkuarës. Ngjarja e shkuar është element strukturor, por nuk ka lidhje me gjuhën. Pra, po theksoni se stili është larg më i ndërlikuar se hedhja e përmbajtjes në letër. Për mua më shumë funksionon si puna e montazhit në film.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]etro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë