Loading…

‘Unë e bëra timen’: Babai i Granit Xhakës rrëfen ekskluzivisht për Metron bisedën me të birin pas ndeshjes me Serbinë

  • 03/12/2022 | 14:00

‘Unë e bëra timen’: Babai i Granit Xhakës rrëfen ekskluzivisht për Metron bisedën me të birin pas ndeshjes me Serbinë

Ragip Xhaka, babai i futbollistit shqiptar tek kombëtarja e Zvicrës, Granitit, ka rrëfyer për Metron bisedën që ka pasur pas ndeshjes me Serbinë me të birin. Ai tha se pas ndeshjes Graniti i ka thënë se ‘unë e bëra timen, më shumë nuk kam mujt’, shkruan Gazeta Metro.


Mbrëmë kombëtarja e Zvicrës në krye me tre shqiptarët, Granit Xhaka si kapiten, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jasharin, kanë pasur një ndeshje ‘historike’, ndaj një rivali mjaft provokues.

Zvicra e shqiptarëve e mundi Serbinë dhe e eliminoi nga Kupa e Botës, derisa gol shënoi Shaqiri dhe lojtar i ndeshjes u zgjodh Xhaka.

E pikërisht Metro ka kontaktuar sot babain e Granit Xhakës, Ragipin.

Ai tha për Metron se ka pasur emocione të papërshkrueshme në ndeshjen e mbrëmshme, duke parë edhe fyerjet që vinin nga tifozët dhe banka rezervë.

“Me të vërtetë emocione të pa përshkruara, nuk e di as vet si t’ju tregoj, por ndjenjat e mia nuk kam mund t’i frenoj, sepse Graniti ishte i vetmuar në fushë, nuk kishte kush ta mbron apo t’i ndihon dhe kishte përgjegjësi të madhe në fushë si kapiten, për çdo gjë ishte duke i prirë Zvicrës. Ishin provokimet dhe sharjet e publikut, por edhe bankes rezervë, që më kanë bërë të jem i fortë, por edhe me emocione shumë të mëdha”, u shpreh Ragip Xhaka për Metron.

Tutje ai ka rrëfyer edhe për bisedën që ka pasur me Granitin pas ndeshjes së mbrëmshme.

“Ishte shumë i lumtur, ishte i paparë. Më tha ‘bab unë e bëra timen, më shumë nuk kam mujt'”, tha Xhaka tutje për Metron.

Ragip Xhaka vazhdoi rrëfimin duke thënë se i biri i tij ndjehet krenar që është shqiptar dhe është krenar që i ndihmoi shtetin e Zvicrës, shtetin ku ka lind dhe që e ka pranu Kosovën.

Si kryetar i PDK’së në Zvicër, Ragip Xhaka edhe vet tha që është krenar që është shqiptarë dhe që është pjesë e PDK’së.

Ai ka pasur fjalë të mira edhe për Shaqirin e Jasharin.

“Shaqiri është një ndër lojtarët më të mirë dhe më të fortë në kombëtaren e Zvicrës. Ai ka bërë shumë për këtë shtet dhe padyshim që goli mbrëmë do të mbetet në histori, siç do të mbeten edhe golat e tij dhe Granitit, gjatë botërorit 2018. Ndërsa Ardoni është çun i ri, por që prej tij pritet shumë, pasi që ka talent dhe është me të vërtetë një lojtar me të ardhme të ndritur”, u shpreh në fund Xhaka për Metron.

Kujtojmë që mbrëmë Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 3-2 duke siguruar kualifikimin.

Golin e parë e ka shënuar futbollisti nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, ndërsa lojtar i ndeshjes u zgjodh Granit Xhaka. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: i[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë