Aditya Verma tashmë ka dalë para gjykatësit në Menorca në Spanjë pasi gjatë fluturimit të EasyJet kishte vendosur të shkruante në Snapchat se do hidhte në erë aeroplanin me bombë. Pasagjerët e fluturimit e gjetën vetën të shoqëruar nga aeroplanë luftarak F-18 të Forcave Ajrore të Spanjës më pastaj. Nëna e tinejxherit që doli të jetë një gjeni premtues tha se ishte një shaka, transmeton Gazeta Metro.
Verma ishte nisur për në Spanjë së bashku me 5 miq të shkollës me 4 korrik për të festuar përfundimin e provimeve të vitit. Gjatë fluturimit ai vendosi të mburrej si një tinejxher me një postim në Snapchat. Ai shkroi “unë jam një taliban dhe do ta hedh në ajër këtë aeroplan”.
Së shpejti pasagjerët e fluturimit të EasyJet u ballafaquan me dy aeroplanë luftarak F-18 të Forcave Ajrore të Spanjës që po i sinjalizonin.
Aditya Verma 18 vjeçar doli të jetë një i ri gjeni kampion shahu e ekonomia që ka fituar një vend studimi në Universitetin e Cambridge në Mbretërinë së Bashkuar.
Nëna e vet ka fluturuar në Spanjë dhe sipas raporteve ajo i ka thënë mediave spanjolle se ishte një shaka.
Gjykata spanjolle e ka liruar tinejxherin me sens të çuditshëm humori me kaucion prej 10 mijë eurosh dhe i ka ndaluar largimin nga Spanja derisa prokuroria spanjolle ka kërkuar që ai të paguaj shpenzimin e fluturimit të F-18 gjatë incidentit.
Ky incident me shumë gjasë do t’ia humbë Vermas vendin në universitetin prestigjioz britanik./gazetametro.net