Aktori me origjinë nga Kosova, Granit Rushiti ka fituar çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit për vitin 2022 me rolin kryesor në filmin ‘Unë jam Zlatan’, transmeton Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci-Sherifi përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka thënë se aktori kosovar ka fituar çmimin e parë mes shumë aktorësh suedezë dhe ndërkombëtarë.
”Guldbaggen është çmim suedez i filmit i cili ndahet çdo vit në Gala Guldbagge nga Instituti Suedez i Filmit “për kontributet e jashtëzakonshme në filmin suedez gjatë vitit të kaluar”. Kudos Granit Rushiti,” ka shkruar ajo.
Filmi në fjalë është i bazuar në karrierën e sulmuesit të Milan, Zlatan Ibrahimovic, ku Rushiti luan rolin kryesor atë të reprezentuesit suedez. /gazetametro.net