Sarah Jessica Parker, e njohur për rolin e Carrie Bradshaw në serialin “Sex and the City”, ka një mesazh të qartë për fansat.
“Mos më ngatërroni me Carrie Bradshaw”. 61-vjeçarja tha për British Vogue se keqkuptimi më i madh që njerëzit kanë për të është pikërisht ideja se ajo është e njëjtë me personazhin që ka interpretuar për gati 30 vjet.
Parker tregoi edhe një zakon tipik të saj nga New Yorku. “Unë bërtas ‘Taxi!’ ditën dhe natën. Jam personi që ua gjen taxinë të gjithëve”, tha ajo, duke treguar se këtë zakon po ua mëson edhe vajzave të saj binjake, Marion dhe Tabitha, 17 vjeçe.
Aktorja foli gjithashtu për familjen e saj, duke e cilësuar atë si “arritjen time më të madhe”.
Sa i përket stilit ikonë të Carrie Bradshaw, Parker tha se gjatë xhirimeve ishte e gatshme të vishte pothuajse çdo gjë që i propozonin stilistët. Për stilisten Molly Rogers, ajo tha: “Unë do të vesh absolutisht çdo gjë që më kërkon Molly Rogers.”