Loading…

UNESCO në mbledhjen në Kinë i hoqi statusin Liverpool si trashëgimi botërore

  • 21/07/2021 | 18:41

UNESCO në mbledhjen në Kinë i hoqi statusin Liverpool si trashëgimi botërore

Institucioni i OKB’së kanë vlerësuar në mbledhjen e mbajtur në Kinë këtë të mërkurë se vitet e zhvillimit kanë shkaktuar “dëm të pakthyeshëm” vlerës historike të moleve viktoriane, transmeton Gazeta Metro.


Sipas UNESCO se “vlera e jashtëzakonshme dhe universale” e portit të Liverpool është shkatërruar nga ndërtesat e reja, përfshi edhe stadiumin e ri të klubit të futbollit Everton, me vlerë prej 500 milion funte.

Ky vendim është i treti i këtij lloji i marrë në 50 vitet e fundit ku i hiqet statusi një vendi. Dy të tjerat ishin Streha Arabe Oryx në Oman në vitin 2007 dhe lugina Elbe e Drezden në Gjermani në vitin 2009’të.

Livbrpool ka gëzuar këtë status që nga viti 2004 si vlerësim për rolin që kishte si pikë e madhe tregtare në kohën e Perandorisë Britanike dhe bukurinë e arkitekturës në portin e tyre.

Vendimi u bë i ditur nga Tian Xuejun, kryesuesi kinez i komitetit të UNESCO për trashëgimi botërore, që u mbajt në konferencën virtuale në Kinë të mërkurën.

Vendimi u prit me zhgënjim dhe tronditje nga udhëheqësit e Liverpool, Joanne Anderson, kryetarja e qytetit tha se janë shumë të zhgënjyer dhe se po konsiderojnë që të apelojnë vendimin.

“Ky hap regresioni që nuk reflekton realitetin që po ndodh në terren. Një vendim që merret në anën tjetër të botës nga njerëz që duket se nuk e kuptojnë rilindjen që ngjarë në vitet e fundit.”

Këshilli i qytetit të Liverpool thonë se qyteti nuk mund të vendoset para përzgjedhjes mes mbajtjes së statusit apo ripërtëritjes dhe hapjen e vendeve të punës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë