Loading…

UNHCR e shqetësuar për incidentin në Deçan

  • 02/12/2016 | 17:21

UNHCR e shqetësuar për incidentin në Deçan

Agjencioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) është shqetësuar nga incidenti që ka ndodhur dje në Komunën e Deçanit, kur siç thuhet një komunikatë ‘një anëtar i komunitetit pritës’ dyshohet se ka bërë deklarata negative me referencë racore, feje, dhe etnike ndaj një grupi prej tetë personave që kanë në konsideratë kthimin vullnetar.

Zyra e UNHCR-së në Kosovë përshëndet ndërhyrjen e shpejtë nga policia e Kosovës, e cila, nën përcjellje ka larguar menjëherë nga komuna personat e zhvendosur, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.

Shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao, ka shprehur shqetësim në lidhje me incidentet e vazhdueshme të pengimit të vizitave të të zhvendosurve në vendet e tyre të origjinës në Kosovë.

“Përderisa numri i të kthyerve secilin vit është në rënie, perceptimi i mungesës së sigurisë mbetet një aspekt kritik që pengon kthimin e komuniteteve jo-shumicë në vendet e tyre të origjinës”, citohet të ketë thënë Rao.

Shefi i misionit të UNHCR-së shtoi se derisa numri i të kthyerve ka ardhur duke u ulur në mënyrë të konsiderueshme, nga 1906 persona në vitin 2000 për vetëm 300 persona deri më tani në vitin 2016, episode të ngjashme të incidenteve ndëretnike dhe pengesa të tjera, të tilla si çështjet e pronës dhe të gjuhës, kontribuojnë më tej në trendin negativ të kthimit të personave të zhvendosur.

Derisa institucionet e Kosovës e kanë përgjegjësinë ligjore për të mundësuar kthimin në Kosovë, shefi i misionit të UNHCR-së Narasimha Rao gjithashtu deklaroi se “UNHCR avokon një kthim të lirë dhe me dinjitet e në kushte të sigurisë në Kosovë të secilit të zhvendosur në vendin e tij të origjinës apo në një vend tjetër, nëse kushtet e lejojnë këtë”.

Policia dje ka arrestuar një person në Deçan si i dyshuar për nxitje të urrejtjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë