Loading…
UNICEF: 250 mijë ushtarë fëmijë në tërë botën
  • 12/02/2019 | 18:37

UNICEF: 250 mijë ushtarë fëmijë në tërë botën

Megjithëse shifra të sakta nuk ekzistojnë, thonë zyrtarët e UNICEF. Me rastin e Ditës Botërore kundër përdorimit të ushtarëve fëmijë të martën, qeveritë bënë thirrje për një angazhim më të fortë për t’i dhënë fund “kësaj shkeljeje serioze të të drejtave të fëmijëve”.


“Fëmijët nuk janë ushtarë. Ata nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë në luftërat e të rriturve”, tha drejtori Menaxhues i UINCEF-it ​​në Gjermani, Christian Schneider, përcjell albinfo.ch.

Në rreth 20 vende apo konflikte, shkrimet më serioze të të drejtave të njeriut ndaj fëmijëve, të tilla si rekrutimi i fëmijëve ushtarë, por edhe vrasja dhe gjymtimi i fëmijëve ose sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, janë raportuar në raportin e UNICEF-it, shkruan albinfo.ch.

Sipas një “liste turpi” të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, 50 ushtritë dhe grupe të armatosura kanë rekrutuar fëmijë si ushtarë. Sipas UNICEF-it, shumë vajza dhe djem janë abuzuar nga palët e ndryshme në konflikt në Sudanin e Jugut, në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Somali, në Siri dhe në Jemen për qëllimet e tyre. Gjithashtu në Afganistan, Mali apo Mianmar vajza dhe djem u shfrytëzuan si ushtarë fëmijë ose ndihmës të grupeve të armatosura.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë