Për fitoren e Kosovës janë gëzuar dhe kanë uruar shumë fytyra të njohura publike, përfshirë politikanë e artistë, transmeton Gazeta Metro.
Edhe reperi kosovar që jeton në ShBA, Unikkatil, ka uruar lojtarët e Kosovës për fitoren historike 3-2 në Sofje të Bullgarisë.
“Bravo që nuk dorëzoheni deri n’fitore! Proud of you!!”, ka shkruar reperi në Instagram, duke ia bashkangjitur një fotografi nga festa e lojtarëve të Kosovës pas golit të fitores. /gazetametro.net