Loading…

Unioni i mjekëve gjermanë: Vendi ynë po kalon valën e dytë të Covid-19, do shkatërrojë suksesin e hershëm që kishim

  • 04/08/2020 | 10:15

Unioni i mjekëve gjermanë: Vendi ynë po kalon valën e dytë të Covid-19, do shkatërrojë suksesin e hershëm që kishim

Gjermania tashmë po lufton me një valë të dytë të koronavirusit dhe rrezikon të shkatërrojë suksesin e saj të hershëm, pas mos përfilljes së rregullave për distancimin shoqëror, tha kreu i sindikatës gjermane të mjekëve në një intervistë, transmeton Gazeta Metro.


Numri i rasteve të konfirmuara të përditshme të koronavirusit është rritur në mënyrë të qëndrueshme në javët e fundit, me ekspertët e shëndetit duke paralajmëruar respektimin e dobët të higjenës dhe rregullave distancuese nëpër komunitete.

“Ne jemi tashmë në një valë të dytë, rritje e cekët’’, Susanne Johna, presidente e Marburger Bund, e cila përfaqëson mjekë në Gjermani, për gazetën Augsburger Allgemeine.

Ajo tha se ekzistonte rreziku që dëshira për t’u kthyer në normalitet dhe një shtypje e masave të kontrollit do të shkatërronte suksesin që kishte arritur Gjermania deri më tani, duke u bërë thirrje njerëzve të rrinë në rregullat e distancimit shoqëror dhe higjenës dhe të veshin maska.

Ekonomia më e madhe e Evropës deri tani i ka rezistuar pandemisë me më pak vdekje sesa disa fqinjë të mëdhenj si Franca dhe Italia, për shkak të testimit të gjerë, një sistemi të pajisur mirë të kujdesit shëndetësor dhe aderimin e mirë të distancimit shoqëror.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 879 në 211,281, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive. Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me tetë në 9.1156, tregoi raporti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë