Loading…

Universiteti i Prishtinës pjesë e një agjensie të rëndësishme   

  • 14/12/2016 | 17:58

Universiteti i Prishtinës pjesë e një agjensie të rëndësishme   

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sapo ka marrë konfirmimin se është anëtarësuar në Agjencinë Universitare Frankofone (AUF). Ky është lajmi që ka dhënë për gazetametro.net, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UP, Afrim Hoti.

Për Hotin, anëtarësimi në një agjenci të tillë është sukses dhe e arritur e madhe për Universitetin e Prishtinës.

“Normalisht është sukses dhe e arritur e madhe për UP për faktin që tashmë ajo është pjesë e këtij Asociacioni dhe mund të jetë përfituese e të gjitha projekteve me natyrë akademike si shkëmbime të stafit dhe studentëve, programe të ndryshme studimore, përfitime nga pervoja e universiteteve me renome që janë pjesë  e AUF etj”, tha Hoti për gazetametro.net.

Agjencia Universitare Frankofone (AUF)  është asociacion ndërkombëtar ku përfshihen universitete, rrjete akademike dhe qendra për kërkime shkencore që përdorin gjuhën franceze në mbarë botën.

Me një rrjet prej 182 anëtarësh nga 104 shtete, është një ndër asociacionet më të mëdha të edukimit të lartë dhe kërkimit shkencor në botë./gazetametro.net

agencia-frankofone-e-universitetit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë