Loading…

UNMIK’u: Pandemia në Kosovë ka thelluar pabarazitë

  • 10/12/2021 | 11:56

UNMIK’u: Pandemia në Kosovë ka thelluar pabarazitë

UNMIK-u, përmes një komunikate për media ka thënë se pandemia COVID-19 ka bërë që pabarazitë në Kosovë të jenë edhe më të dukshme seç kanë qenë më parë.


“Pandemia COVID-19 ka thelluar pabarazitë që kanë ekzistuar edhe më parë, duke ndikuar në mënyrë disproporcionale në një numër të madh njerëzish që gjenden në situata të cenueshme”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.

Ndërsa, ka ofruar mbështetje për institucionet e Kosovës dhe të palëve të tjera në përpjekjet për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë komunitet në Kosovë.

“UNMIK-u rikonfirmon përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të mbështetur institucionet e Kosovës dhe palët e tjera të interesuara në përpjekjet e tyre për të avancuar realizimin e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe në kontekstin e krizës së vazhdueshme COVID-19”.

Ndër të tjera, në këtë kontekst UNMIK-u bën thirrje që Kosova të bashkëpunoj me shoqërinë civile.

“UNMIK-u inkurajon institucionet e Kosovës që në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me palët e tjera të interesit të sigurojë që të gjitha komunitetet të mund të gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre, me theks të veçantë në sigurimin që askush të mos lihet anash”.

UNMIK.

Po ashtu, UNMIK-u apeloi që në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, institucionet të luftojnë kundër COVID-19 dhe rimëkëmbjes nga kjo pandemi, posaçërisht në avancimin e barazisë, si dhe përfshirjes e mosdiskriminimit në këtë proces.

Ndryshe, UNMIK-u vazhdon të operojë në të gjithë territorin e Kosovës.

Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK, u vendos në Kosovë për herë të parë në qershor të vitit 1999.

Ky mision kishte për qëllim që të shërbente si prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Aktualisht, UNMIK-u ka prani shumë të kufizuar në Kosovë.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), përsëritën kërkesën për mbyllje të këtij misioni në Kosovë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë