Loading…

UP nis procedurat t’i pezullojë nga puna 11 profesorët deputetë

  • 06/05/2021 | 23:35

UP nis procedurat t’i pezullojë nga puna 11 profesorët deputetë

Profesorët e zgjedhur deputetë do të pezullohen nga puna në universitete. Kuvendi i Kosovës ka gjithsejt120 deputetë.


Por, emërimi si deputet i ka vënë pranë një dileme 11 prej tyre. Ata duhet të zgjedhin nëse dëshirojnë të jenë deputetë, apo profesorë universitar në Universitetin e Prishtinës.

Kjo pasi rektorati i UP-së , tashmë ka marrë vendim që profesorët e zgjedhur deputetë do të pezullohen nga puna.

E këtë vendim si të çuditshëm po e sheh Albena Reshitaj.

Reshitaj që ligjëron 4 lëndë në Universitetin e Stomatologjisë, thotë se pezullimi i saj nga puna si profesoreshë do të pezullojë mësimin e studentëve.

E mes profesionit të deputetit dhe atij të profesorit universitar, e pati të vështirë të zgjedhë edhe Fitim Uka që është profesor në fakulteti Filozofik.

Ky i fundit zgjodhi Kuvendin, e për këtë ka një arsye.

Deputetët tjerë që morën të njëjtin vendim janë edhe Enver Hoxhaj, Ardian Kastrati, Eliza Hoxha, Kujtim Shala, Avdullah Hoti,  Hikmete Bajrami,  Ferat Shala dhe Shemsedin Dreshaj.

Nga Universiteti i Prishtinës në një përgjigje për Telvizionin kanë thënë se procedurat për pezullimin e punës së 11 profesorëve të Universitetit të Prishtinës tash kanë nisur.

Ndërkaq, janë në pritje që të njëjtit t’i angazhojë si bashkëpunëtorë të jashtëm pasi largimi i tyre do të rrezikojë procesin mësimor në këtë viti akademik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë