Loading…

UP shkarkon prorektoren Teuta Pustina-Krasniqin

  • 29/03/2018 | 20:23

UP shkarkon prorektoren Teuta Pustina-Krasniqin

Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka shkarkuar Prorektoren Teuta Pustina-Krasniqi.


Këshilli drejtues distancohet nga deklaratat individuale të Pustina Krasniqit të cilat edhe pse sipas saj të paqëllimshme kanë zgjuar reagimin e segmeneteve të shoqërisë civile dhe kërkesave për përgjegjësi nga parlamenti i UP-së.

Këshilli i UP-së mbetet i përkushtuar thellë në luftimin e të gjitha dukurive negative në Universitetin e Prishtinës duke zbatuar ligjin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në një situatë të tillë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me votim të fshehtë vendosi për shkakrimin nga detyra të Prorektores Teuta Pustina ndërkohë që ky këshill shpreh përkushtimin e vet për punën e saj të deritanishme.

Ky vendim i Këshillit drejtues të UP-së vjen pas një deklarate të dhënë nga vet Prorektorja Teuta Pustina-Krasniqi, rreth asaj se si studentët në Universitetit të Prishtinës duhet ta respektojnë kodin e veshjes – mesazh me specifikë për vajzat në universitet – është kuptuar dhe transmetuar si deklaratë skandaloze në disa media të Kosovës.

Teuta Pustina – Krasniqi, ushtronte detyrën e Prorektores për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Duke folur për temën e ngacmimeve seksuale në UP, ajo ndër të tjera kishte deklaruar se edhe studentet duhet të jenë të kujdesshme me veshjet e tyre dhe të mos jenë provokuese.

Kjo kishte nxitur rebagime të ashpra të organizatave studentore dhe shoqërisë civile.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë