Lëvizja Qytetare URA në Mal të Zi ka mbështetur sot zyrtarisht kandidatin për president të Malit të Zi, nga radhët e Lëvizjes ‘Evropa Tash’ Jakov Milatovic, siç bëri edhe partia pro-serbe e pro-ruse Fronti Demokratik poashtu të enjten, transmeton Gazeta Metro.
Siç ka njoftuar vet URA pas një takimi të enjten me përfaqësuesit e kësaj lëvizje janë pajtuar që Jakov Milatovic ka mbështetjen e tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 2 prill.
Në takim ishin prezent zyrtarët e URA Milos Konatar, Goran Djurovic, Zoran Mikic dhe Mileta Radovanic që i ka lënë në dispozicion strukturën e partisë politike për fitore në zgjedhje.
View this post on Instagram
Sipas komunikatës së URA këtë po e bëjnë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Mal të Zi./gazetametro.net