Loading…

Ura e Abazovic vajtoi operacionin ‘Oluja’ që çliroi Kroacinë nga Serbia, ‘është një servil i Vucic’ ishte reagimi

  • 05/08/2022 | 20:28

Ura e Abazovic vajtoi operacionin ‘Oluja’ që çliroi Kroacinë nga Serbia, ‘është një servil i Vucic’ ishte reagimi

Të enjten ishte përvjetori i 27’të i operacionit ‘Stuhia’ të ushtrisë kroate që çliroi pjesët e okupuara nga forcat serbe në Kroaci që afroi fundin e luftës mes ish republikave jugosllave. Organizatat politike e kryeministrit malazias Abazovic e përkujtoi atë duke e vajtuar suksesin e saj, transmeton Gazeta Metro.


Të enjten në konton e nismës Ura ishte përkujtuar operacioni ushtarak Oluja nga organizimi politik që i prin Dritan Abazovic, që ishte përfshirë në një kontroversë në përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës këtë verë ku kishte relativizuar atë duke tentuar të anashkalojë kryesit e krimit çnjerëzor. Ai kishte kërkuar falje por qëndrimi i tij nxiti reagime të ashpra ndaj tij si një lajkatar ndaj qeverisë serbe të Vucic.

I ngjasonte fjalimit të Abazovic edhe shkrimi i Ura për ‘Oluja’ të enjten duke theksuar ‘viktimat pafajshme’ dhe politikat që nxisin urrejtje e tensione nacionale për konflikte të reja.

Konflikt e tension po nxiste në të njëjtën kohë presidenti serb Aleksandar Vucic, kur pikërisht dëshironte të vizitonte Kroacinë në përvjetorin e Oluja, për të nderuar viktimat serbe në kampin e përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac në Kroaci.

Kjo nuk u lejua nga autoritetet kroate që e konsideronin provokim të panevojshëm. Tërë muaji i gushtit zyrtarë serbë dhe mediat pro-Vucic kanë nisur fushatë anti-Kroaci, duke kritikuar serbët që pushojnë në plazhet kroate madje.

Komunikata e Nismës Qytetare URA për operacionin ‘Oluja’ nuk është e habitshme pasi është në konsistencë me faktin se kryeministri Abazovic po merr rolin e servilit të presidentit serb Aleksandar Vucic, ka thënë analisti politik kroat Davor Genero për Gradska Televizija. Sipas tij, URA më nuk i takon korpusit të partive të blerta evropiane, por punon për interesat e regjimeve në Beograd dhe Moskë.

Kryeministri malazias Abazovic është kritikuar ashpër në Mal të Zi edhe për nënshkrimin tinëz të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe me 3 gusht këtë javë, ujdi kjo që kontestohet si nga spektri politik por edhe shoqëria civile në Mal të Zi. Me 19 gusht është organizuar seancë e Kuvendit të Malit të Zi ku do të votohet mosbesimi ndaj qeverisë së Abazovic, propozim nga partia e presidentit malazias Milo Djukanovic që e kishte mbështetur kabinetin e Abazovic deri nënshkrimin e kësja marrëveshje me kishën serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë