Loading…

Uran Ismaili-Arben Vitisë: Kryetari duhet të jetë implementues, jo me qëndru në zyre si ti

  • 13/10/2021 | 21:56

Uran Ismaili-Arben Vitisë: Kryetari duhet të jetë implementues, jo me qëndru në zyre si ti

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili tha se ai nuk është kryetar që rrin në zyre por është kryetar praktik, ashtu siç edhe ka bërë kur ka qenë ministër i Shëndetësisë.

Kjo përgjigje e Ismailit ka ardh në kundërpërgjigjen ndaj kundërkandidatit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia, i cili tha se kryetari i komunës nuk merr vendime, por harton politika.

Vitia tha se nuk është punë e kryetarit që të vendos gozhda nëpër ulëse e me mbjell lule, por Uran Ismaili i tha se ai do të jetë kryetar jo vetëm që rri brenda, por do të dal edhe të rregullojë parqe, por edhe të merr vendime të rëndësishme për qytetarin.

Ismaili mori si shembull kohën sa ka qenë ministër, që nuk ka qenë mjek por është angazhuar rreth shëndetësisë dhe se do të jetë i kënaqur nëse ua mundëson fëmijëve të kënaqen në parkun me lodra.

Krejt këto replika janë bërë në debatin Kallxo Përnime që po transmetohet në RTV Dukagjini me të gjithë kandidatët për kryetar të Prishtinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë