Loading…

Uran Ismaili: Qytetarët do të më mbajnë mend si kryetar që nuk i ka ndarë në vija partiake, por i ka bashkuar për Prishtinën e të ardhmes

  • 13/10/2021 | 21:13

Uran Ismaili: Qytetarët do të më mbajnë mend si kryetar që nuk i ka ndarë në vija partiake, por i ka bashkuar për Prishtinën e të ardhmes

Kandidati për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili në debatin te Jeta Xharra në RTV Dukagjini tha se qytetari i Prishtinës do ta mbajë mend si kryetar që të gjitha ato që ka premtuar i ka realizuar, sepse planifikimet i ka bërë bashkë me qytetarët.

Ismaili tha se te gjithë ata që do të vinë do të mbesin me mbresa për Prishtinën, do të angazhohet për një Prishtinë të gjelbër, Prishtinë urbane, Prishtinë e të gjithëve.

“Do të mbahem mend si kryetar që i ka bashkuar qytetarët rreth problemeve e nuk i ka ndarë ata në vija partiake”, tha Ismaili.

Duke folur për planin urbanistik Ismaili tha se asnjë kryetari nuk i takon të bëjë diqka pa i pyetur qytetarët dhe “qëllimi im është që plani urbanistik të bëhet bashkë me qytetarët. Unë angazhohem që këmbësori dhe ciklisti të lëvizë lirshëm dhe Prishtina të një vend jete e jo vetëm një vend punë dhe vend administrate”, tha Ismaili.

Në këtë debat po marrin pjesë edhe kandidatët tjerë për kryetar të Prishtinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë