Loading…
Urdhër arrest për boskieren muslimane: Gjatë meçit shkeli kodin e veshjes
  • 18/04/2019 | 09:07

Urdhër arrest për boskieren muslimane: Gjatë meçit shkeli kodin e veshjes

Sadaf Khadem  nga Irani  u bë gruaja e parë nga vendi i saj që mori pjesë në një ndeshje zyrtare boksi, dhe tani ka frikë të kthehet në Lindjen e Mesme, nga reagimet negative të popullit ë saj dhe fletë-arrestit që kanë lëshuar policia e Iranit për shkak të veshjes së saj, transmeton Gazeta Metro.


Khadem mundi boksieren franceze Anne Chauvin në një ndeshje amatore të shtunën. Ajo kishte planifikuar të fluturonte në Teheran me trajnerin e saj këtë javë. Por boksierja është akuzuar në Iran për shkelje të kodit të veshjes, duke u ndeshur me kanotiere dhe pantallona të shkurtra.

Zyrtarët iranianë deri më tani nuk kanë konfirmuar ekzistencën e një urdhër-arresti. Khadem u ndesh të shtunën, në qytetin perëndimor francez Royan, e veshur me një kanotiere dhe pantallona të shkurtra, me një brez të kuq dhe të bardhë, ngjyrat e flamurit kombëtar të Iranit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë