Loading…

Urdhër-arresti për Putinin, Zelensky: Është një vendim historik

  • 17/03/2023 | 23:16

Urdhër-arresti për Putinin, Zelensky: Është një vendim historik

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur urdhrin e arrestit të Gjykatës së Hagës për presidentin rus Vladimir Putin një “vendim historik, nga i cili do të fillojë përgjegjësia historike”.


Zelensky ka thënë se Putin dhe komisionerja e fëmijëve Maria Lvova-Belova “janë bërë zyrtarisht të dyshuar për një krim lufte”.

“Deportimi i fëmijëve ukrainas është transferimi i paligjshëm i mijëra fëmijëve tanë në territorin rus,”- është shprehur presidenti ukrainas, duke shtuar se “një operacion i tillë kriminal do të ishte i pamundur pa urdhërin e liderit të lartë të shtetit terrorist”.

Kujtojmë se Rusia e ka hedhur poshtë vendimin e GJNP-së , duke e përshkruar si “të egër dhe të papranueshëm”.

Detaje nga urdhër-arresti
Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar një urdhër-arrest për Vladimir Putin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova, për “deportimin e paligjshëm” të fëmijëve ukrainas.

Sipas The Guardian, gjyqtarët e procedurës paraprake kanë vlerësuar se kishte “baza të arsyeshme për të besuar se secili i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

Më tej, bëhet e ditur se gjyqtarët fillimisht kanë konsideruar që lëshimi i urdhër-arresteve të jetë sekret, por më pas kanë vendosur që bërja e tyre publike mund të “kontribuonte në parandalimin e kryerjes së krimeve të mëtejshme”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë