Loading…

Urdhërarrest ndaj një të akuzuari nga grupi i Azem Sylës

  • 14/12/2016 | 08:28

Urdhërarrest ndaj një të akuzuari nga grupi i Azem Sylës

Gjykimi ndaj ish-shefit të Shtabit të UÇK-së, Azem Syla, dhe grupit prej 38 personash, të cilët po akuzohen për krim të organizuar, të martën është zhvilluar me dyer të hapura për publikun dhe mediat, shkruan sot Koha Ditore.

Gjyqtari i EULEX-it, Arcadius Sedek, e ka tërhequr vendimin, të cilin e mori vetëm një ditë më parë për mbyllje të gjykimit fillestar, me arsyetimin se do të shqyrtoheshin vetëm “çështje teknike” dhe se mediat mund të jenë të pranishme vetëm gjatë shqyrtimit kryesor. Tani ai ka thënë se e kupton rëndësinë e këtij gjykimi, i cili, sipas tij, është me interes për opinionin.

Megjithatë, gjykimi nuk ka mundur të vazhdojë për shkak se ka munguar njëri prej të akuzuarve, Hajrullah Berisha, i cili dyshohet se është arratisur nga Kosova. Për këtë arsye, trupi gjykues ka marrë vendim që të lëshojë urdhërarrest ndaj tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë