Loading…

Urdhërohet dëbimi i katër rusëve që hynë në Kosovë, iu ngritet edhe aktakuzë

  • 16/11/2021 | 16:42

Urdhërohet dëbimi i katër rusëve që hynë në Kosovë, iu ngritet edhe aktakuzë

Katër shtetas të nacionalitetit rus janë ndaluar në regjionin e Leposaviqit të hënën me dyshimin se e kanë kaluar vendkalimin kufitar pa autorizim.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se për katër të ndaluarit është ngritur aktakuzë me urdhër ndëshkimor për shkak të veprës së lartcekur, si dhe është urdhëruar dëbimi i tyre nga Kosova.

Policia e Kosovës të hënën ka njoftuar se në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG ///-nn, në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rusë), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë