Loading…

“Urgjentisht të themelohet Asociacioni”

  • 26/04/2018 | 15:53

“Urgjentisht të themelohet Asociacioni”

Bashkimi Evropian i kërkon Prishtinës që urgjentisht dhe pa vonesë të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq e cilësoi si pozitiv faktin që ka nisur puna në hartimin e statutit të Asociacionit dhe tha se autoritetet kosovare kanë afat katër muaj, që të zbatojnë plotësisht këtë marrëveshje.

“Presim rezultate. Është e nevojshme të zbatohet kjo marrëveshje, ashtu si edhe të gjitha të tjerat”, tha Kocijaçiq.

Marrëveshja për Asociciaionin është arritur në gusht të vitit 2015 dhe Prishtina ka nisur hartimin e statutit vetëm pak kohë më parë, shkruan indeksonline.

Zëvënendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se themelimi i Asociacionit duhet të ndodhë paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë