Loading…

Urgjentisht t’i jepet fund pasigurisë në Maqedoni

  • 19/04/2017 | 21:36

Urgjentisht t’i jepet fund pasigurisë në Maqedoni

Komisioni Evropian sot sërish bëri thirrje që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe presidenti Gjorge Ivanov të shqyrtojë vendimin e tij.


“Siç BE ka njoftuar edhe më herët, rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare duhet të respektohen, të përfundojë pasiguria aktuale dhe qeveria të formohet pa vonim të mëtutjeshëm në bazë të shumicës parlementare që është formuar”, deklaroi për “Meta” zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo përkujtoi deklaratat e mëhershme të përfaqësuese së lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë në BE, Federika Mogerini, euro- komisarit Johanes Han dhe KE-së, të cilët disa herë kërkuan që presidenti Ivanov të shqyrtoj vendimin e tij për ndarjen e mandatit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë