Loading…
Uria nervoze: 6 gjërat që e shkaktojnë atë
  • 16/05/2019 | 11:48

Uria nervoze: 6 gjërat që e shkaktojnë atë

Emocionet mund të çojnë në dëshirën e pakontrollueshme për ushqim. Ankthi, mërzia, trishtimi, shqetësimi, mund të kërkojnë kompensim në kërkim të vazhdueshëm për diçka jo të shëndetshme për të ngrënë, trasnmeton Gazeta Metro.


Më poshtë ju sjellim 6 gjërat që shkktojnë këtë nervozë:

1. Hani ushqime me kalori të zbrazët
Të ëmblat, madje edhe nëse merren në sasi të vogla, përfundojnë të nxisin oreksin tonë pa i dhënë trupit ushqim të shëndetshëm dhe ushqyes. Çelësi është që të përpiqeni të zvogëloni numrin e karbohidrateve dhe sheqernave duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

2. Stresi
Ne të gjithë reagojmë në dy mënyra kur përballemi me momente stresi. Njerëzit të cilët nuk mund të hanë asgjë dhe ata që hanë më shumë, vetëm për shkak se ata janë të shqetësuar.

3. Aperitivët dhe alkooli
Alkooli ju shëndosh sepse stimulon oreksin tuaj. Mos pini alkool ose e pini në mënyrë të moderuar dhe nëse shkoni me miqtë, zgjidhni ushqime të lehta dhe aperitivë të shëndetshëm.

4. Mungesa e proteinave
Vazhdimi i urisë mund të jetë për shkak të mungesës së proteinave, të cilat sigurojnë energji dhe një ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Hani perime dhe fruta së bashku me proteina.

5. Nuk flini mirë
Nëse nuk keni fjetur mirë do të zgjoheni i uritur, diçka që nuk do të ndodhë nëse flini për 7-8 orë. Gjatë natës organizmi sekreton një hormon të quajtur melatonin që kujdeset për funksionimin korrekt të trupit.

6. Keni etje
Edhe nëse keni ngrënë nuk ndiheni të ngopur, ndoshta nuk ka të bëjë me urinë. Mendoni kur ishte hera e fundit që keni pirë ujë. Pini një gotë dhe prisni pak kohë. Ndjenja e urisë do të zvogëlohet dhe do të zbuloni se në realitet keni pasur vetëm etje. Konsumoni një sasi të madhe uji nga mëngjesi dhe gjithmonë gjysmë ore para çdo vakti./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë