Loading…

Urimi i kryeministrit Mustafa për zgjedhjen e Trumpit

  • 10/11/2016 | 11:08

Urimi i kryeministrit Mustafa për zgjedhjen e Trumpit

Zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka uruar edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Duke treguar gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim me administratën amerikane, Mustafa në urimin e tij ka shkruar se qeveria e Kosovës është plotësishtë e përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimit me ShBA-të.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës dhe me administratën amerikane”, thuhet në urimin e Mustafës, transmeton gazetametro.net.

Në urim Mustafa ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës edhe për Presidentin Barack Obama, sekretarin John Kerry si dhe sekretaren Hillary Clinton, për përkrahjen e dhënë për Kosovën gjatë tetë viteve të kaluara.

Këto urime kryeminsitri Mustafa ia ka përcjellur edhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë