Loading…

Thaçi uron Trump’in, Hillary’t gjithmonë mirnjohës

  • 09/11/2016 | 12:47

Thaçi uron Trump’in, Hillary’t gjithmonë mirnjohës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Presidenti Thaçi, ka thënë  se miqësia mes dy vendeve është bazë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh.

“Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global”, ka shkruar Thaçi.

Ai me tej ka shprehur mirënjohje Hillary Clinton, për mbështetjen e saj për Kosovën.

“Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës”. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë