Kosova sot shënon 9 Vjetorin e Pavarësisë, dhe Ambasada e shtetit që ka ndihmuar më së shumti për të arritur te 17 shkurti i vitit 2008, ka realizuar një video fantastike për të uruar kosovarët për këtë ditë.
Me këtë rast kanë realizuar një video shumë të bukur, ku testohen njohuritë për Kosovën të stafit të Ambasadës Amerikane, me në krye ambasadorin Grege Delawie, përcjell gazetametro.net.
Fillimisht pyeten se sa yje ka flamuri i Kosovës, që jo të gjithë i dinë. Më pas fjalët shqip që atyre u pëlqejnë më shumë.
Gjithashtu, pyeten nëse e dinë se si bëhet ushqimi tradicional kosovar, flija.
Pyetja e radhës është vendi i tyre i preferuar në Kosovë, e edhe pija e preferuar.
Përgjigjet janë kryesisht Brezovica e Ruogova sa u përket vendeve, ndërsa te pijet dominon makiato kosovare. /gazetametro.net