Loading…

‘Uroj që City të humbas ose të barazoj’: Salah flet edhe për finalen ndaj Real Madrid

  • 21/05/2022 | 18:40

‘Uroj që City të humbas ose të barazoj’: Salah flet edhe për finalen ndaj Real Madrid

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah shpreson se Manchester City do të lëshoj pikë kundër Aston Villës nesër, në mënyrë që ‘The Reds’ të kenë më shumë shanse për t’u kurorëzuar në fund me titullin e 20’të kampion të Premier Ligës, transmeton Gazeta Metro.


Luftë shumë e ashpër për titull ka qenë këtë sezon mes dy skuadrave larg më të mira edicionet e fundit në elitën e futbollit anglez. Ashtu sikurse para tre sezonesh titulli do të vendoset në javën e fundit të kampionatit.

Salah gjatë një interviste e ka kujtuar atë sezon, ndërsa ka deklaruar se janë optimistë me të gjithë grupin se Aston Villa mund të ndal Cityn në ndeshjen e fundit.

”Uroj që City të humbasë ose të barazojë, dhe ne mund ta fitojmë ligën. Ne flasim me njëri-tjetrin si ekip dhe të gjithë janë të emocionuar. Kjo situatë ndodhi edhe dy vjet më parë dhe ata fituan në fund ligën. Ne jemi të gjithë optimistë dhe është vetëm kjo gjë që kemi tani për tani në duart tona,” tha Salah për beIN Sports.

Liverpool pasi që kaloj në finale të Ligës së Kampionëve pas triumfit kundër Villareal, egjiptiani pas ndeshjes kishte thënë se mes Manchester Cityt dhe Real Madrid, do të dëshironte në finale të Parisit këta të fundit.

Ai e komentoi edhe këtë deklaratë të tij për të cilën tha se e kishin keqkuptuar në kampin madrilen sepse kishin menduar se kishte thënë diçka të gabuar rreth tyre.

”Kur thashë se do të doja të përballeshim me Real Madridin, ishte sikur të kisha thënë diçka të gabuar për ta. Po flas për skuadrën më të fortë në historinë e Ligës së Kampionëve dhe e thashë këtë për shkak të asaj që ndodhi në finalen e 2019 në Kiev,” deklaroi 29-vjeçari.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp javën e kaluar triumfuan në FA Cup kundër Chelseas vetëm pas ekzekutimit të penalltive dhe si asnjëherë më parë në historinë e saj do të ketë mundësinë të fitoj tripletën edhe pse do të jetë mjaft e vështirë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë