Loading…

Ursula von der Leyen i lë fajin ‘nacionalistëve e popullistëve’ për anashkalimin e ballkanasve nga BE’ja

  • 21/11/2019 | 10:43

Ursula von der Leyen i lë fajin ‘nacionalistëve e popullistëve’ për anashkalimin e ballkanasve nga BE’ja

Presidentja e re e Komisionit Europian (KE), Ursula van der Leyen, nga Zagrebi dërgoi fjalë mbështetjeje për  ballkanasit e ‘braktisur’ nga BE’ja. Këtë kurajë për shtetet e Ballkanit perëndimor van der Leyen i shtoi edhe një paralajmërim për ‘popullistët e nacionalistët’ që duan të shkatërrojnë mënyrën e ‘jetesës europiane’, nuk shpjegoi më tej shefja e re e KE’së, transmeton Gazeta Metro.


“E ndajmë të njëjtin kontinent, histori, kulturë e jemi në të njëjtën familje politike. Ju siguroj që qëndrojmë me ju, pavarësisht të gjitha proceseve. Ju mbështesim dhe ju duam më afër” ka thënë von der Leyen në kongresin e Partive Popullore të Europës (EPP) në Zagreb njofton agjencia Hina.

Shefja e ardhshme e KE’së porositi gjithashtu se nuk do t’i lejoj nacionalistëve dhe popullistët, të cilët, siç tha, duan të  shkaktojnë përçarje dhe shkatërrojnë BE’në, të shkatërrojnë mënyrën europiane të jetesës. Ursula van der Leyen nuk e saktësoi kush janë këta përçarës ‘nacionalistë e popullsitë’ e cila është kjo ‘mënyrë europiane e jetesës’.

Të majtit e të gjelbërit në Parlamentin Europian e kanë kritikuar për këtë qëndrimo shumë kohë më parë Presidenten e KE’së, Ursula van der Leyen, pasi sipas tyre shumë tingëllon si mbrojtje e Europës nga imigrantët ilegal.

Në kongresin e popullorëve të Parlamentit Europian nikoqire ishte Presidentja kroate Grabar-Kitarovic e cila po ashtu tregoi mbështetje për fqinjët e kroatëve duke theksuar rëndësinë e shtrirjes së BE’së në juglindje të Europës.

Ajo vlerësoi se BE’ja duhet të reagojë me shpejtësi e të tregoj “përkushtimin për të ardhmen e fqinjëve tanë, pasi që në të kundërtën dikush tjetër do ta bëjë këtë e projekti europian nuk do të përfundohet”.

Ajo shtoi se BE nuk duhet të harroj fqinjët e Kroacisë, të cilët, siç tha, janë kyç për stabilitetin dhe sigurinë e BE’së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë