Loading…

USAID-i përuron dy projekte në Pejë

  • 22/11/2016 | 09:25

USAID-i përuron dy projekte në Pejë

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, do të bëjë përurimin e dy projekteve të mbështetura nga USAID-i në këtë komunë.

Hope dhe Muhaxheri do të përurojnë stacionin e pompave të ujit në fshatin Bellopojë dhe  ndriçimin publik në fshatin Gorazhdec.

Që të dy projektet janë pjesë e mbështetjes së dhënë nga ana e USAID-it përmes programit Avancojmë Kosovën se Bashku, të dizajnuar për të mbështetur bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik në mes të komuniteteve shumicë dhe pakicë.

Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën se Bashku përbëhet nga dy mekanizma, njëri nga të cilët është Avancojmë Kosovën se Bashku – Parësori, i cili implementohet nga Chemonics, dhe tjetri Avancojmë Kosovën se Bashku – Zgjidhjet Lokale, i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim të Komuniteteve (CDF), në partneritet me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë (CPT), dhe Ndihmën dhe Zhvillimin e Kosovës (KRD). /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë