Loading…

Ushqimet e duhura kundër gurëve në veshka

  • 03/12/2019 | 14:18

Ushqimet e duhura kundër gurëve në veshka

Gurët në veshka përbëhen ose nga kripëra minerale ose nga kripëra të tjera acidike. Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe, suplementët sintetikë të kalciumit, dehidratimi, alergjitë, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë artikull do të zbuloni kurat më të mira natyrale kundër gurëve në veshka.

Ushqimet më të mira kundër gurëve në veshka:

Uji- Dehidratimi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gurëve në veshka. Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.

Barishtet-Njerëzit që kanë një regjim ushqimor me bazë bimore kanë më pak gurë në veshka dhe probleme me to.

Lëngu i limonit-Nëse e përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, do të vëreni një reduktim të gurëve.

Ushqimet me magnez-Ushqimet e pasura me magnez siç janë avokado dhe banania, pakësojnë rrezikun e formimit të gurëve.

Ushqimet që shkaktojnë gurë në veshka:

Ushqimet e pasura me acid oksalik-Në këtë listë përfshihen: spinaqi, domatet, patëllxhani, panxhari, selinoja, patatja e ëmbël, kikirikët, bajamet, boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, majdanozi dhe kakaoja.

Mishrat e përpunuar- Këto produkte shkaktojnë akumulim të kalciumit në veshka, që nxit formimin e gurëve.

Ushqimet e pasura me kalcium- Shmangni produktet e bulmetit si qumështi apo djathërat e përpunuar që shkaktojnë një akumulim të tepërt të kalciumit në organizëm.

Kafeina- Kafeina e dehidraton organizmin dhe përkeqëson situatën me gurët në veshka.

Pesë trajtimet më të mira natyrale kundër gurëve në veshka:

Magnezi- Magnezi është një mineral që pengon formimin e gurëve në veshka. Konsumoni 250 mg magnez dy herë në ditë.

Vitamina B6- Vitamina B6 ul nivelet e kalçiumit në organizëm dhe duhet marrë një sasi prej 50 mg e saj çdo ditë. Atë e gjeni te arrorët si bajamet, arrat, etj.

Vitamina E- Kjo vitaminë ul nivelet e acideve dhe kalciumit në organizëm.

Ushqimet ku gjendet Vitamina E:

Ekstrakti i boronicës së kuqe- Ky ekstrakt që tretet në ujë ul nivelet e kalciumit në urinë. Ekspertët rekomandojnë konsumin e 400 mg dy herë në ditë.

Aloe vera- Lëngu i aloe verës pakëson sasinë e kristaleve në veshka./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë