Loading…

Ushqimet që duhet të konsumoni dhe shmangni gjatë stinës së verës

  • 03/06/2020 | 12:24

Ushqimet që duhet të konsumoni dhe shmangni gjatë stinës së verës

Muajt e verës duhet të bëni kujdes me ushqimet, jo vetëm në cilësinë por edhe në llojin që konsumoni.


USHQIMET QË DUHEN KONSUMUAR

Shalqini

Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqini përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell.

Sallatat

Sallata jeshile, kastraveci, selinoja dhe rrepa përmbajnë mbi 95 përqind ujë. Ngrënia e këtyre ushqimeve në ditë të nxehta do ju ndihmojë të plotësoni dozën e rekomanduar prej 8 gotash me ujë në ditë.

Çaji

Pijet e ftohta janë tejet joshëse në ditët e nxehta, por e vërteta është se pijet e ngrohta ose të vakëta mund të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit. Çaji nxit urinimin dhe djersitjen por avullimi i kësaj të fundit është një nga mënyrat më të mira për rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e ekuilibrave të nxehtësisë.

PRODUKTET QË DUHEN SHMANGUR

Alkoli

Mund të ndiheni të zhgënjyer, por alkoli duhet shmangur. Ndonëse pirja e një gote me verë tingëllon si një zgjidhje e freskët për të kaluar pikun e të nxehtit, e vërteta është që alkoli shkakton dehidratim, veçanërisht gjatë kushteve ekstreme të motit. Alkoli nxit djersitjen dhe urinimin dhe rrjedhimisht dehidratimin.

Mangot

Në të njëjtën mënyrë si alkooli, mango nxit urinimin dhe djersitjen ndaj duhet shmangur në mot të nxehtë. Rrini larg koprës, shpargut dhe argjinares për të njëjtat arsye.

Mishi

Tretja e proteinave të mishit kërkon shumë energji, rrjedhimisht ka nevojë për një proces që quhet ‘thermogenesis’. Merreni shtruar me mishin, por mos u kurseni me ujin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë