Loading…

Ushqimet që ua përmirësojnë kujtesën

  • 26/11/2020 | 23:31

Ushqimet që ua përmirësojnë kujtesën

Si të përmirësoni kujtesën me ushqime – Lista që ju duhet


Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që t’ia lëmë fajin moshës, shkruan “AgroWeb”.

Të mendosh se nuk mund të bësh asgjë për të përmirësuar situatën, është e gabuar, transmeton lajmi.net.

Neuro-transitorët (qelizat e trurit) janë përgjegjësit për tejçimin e informacioneve në të gjithë trupin, si dhe për lëvizjet motorike të tij.

Nëse ju ndodh që të bllokoheni në mes të fjalisë, me siguri që njëra nga këto qeliza nuk ka funksionuar siç duhet.

Në të shumtën e rasteve kjo ndodh si pasojë e një ushqyerje jo të duhur. Siç rezulton në të shumtën e rasteve, duhet të kemi kujdes ato çfarë hamë.

Ushqimet që Ndikojnë në Memorie
Disa vlera ushqimore të veçanta të cilat sipas të dhënave të Agroweb.org ndihmojnë në një memorie më të fortë janë:

Magnezi i cili ushqen trurin dhe neuro-transitorët. Mund ta gjeni tek midhjet, arroret dhe bishtajoret.
Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në trup. Të pasura me të janë kivit, domatet, kumbullat, agrumet, transmeton lajmi.net.
Vitamina E përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, ushqimet që e përmbajnë këtë janë farat e lule diellit, bajamet, vaji i ullirit, lajthia.
Zinku mbledh dhe largon substancat toksike nga truri duke i nxjerrë ato jashtë organizmit tonë. Këtë mineral mund ta marrim përmes kërpudhave, drithërave dhe gocave të detit.
Acidet yndyrore të omega 3 janë shumë të rëndësishme. Nëse në dietën tonë përfshijmë dhe ushqimet e detit, farat e linit, do të marrim një sasi të konsiderueshme.
Shafrani i Indisë
Ajo që vjen si një hyrje e re, në përmirësimin e e memories është Shafrani i Indisë.

Dhe pse famën si një super ushqim e mori prej vlerave anti-inflamatore.

Shafrani i Indisë ndihmon në reduktimin e pllakave bakteriale, shkaktarët kryesorë të Alzheimerit.

Mund ta përfshini fare lehtë në gatimet tuaja, pasi është një erëz me shumë përdorime. Madje mund dhe ta përdorni në lëngjet e frutave të shtrydhura në mëngjes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë