Loading…

Ushtarakja shqiptare tregon sa shumë e do Serbinë (Video)

  • 20/11/2016 | 14:21

Ushtarakja shqiptare tregon sa shumë e do Serbinë (Video)

Profesorja në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, Hatixhe Berisha, në një emision të një televizioni serb, rrëfen se sa shumë e do Serbinë.

Hatixhja, që është nga Klina, thotë në këtë emision se kanë qenë familje e përparuar, pasi në dallim nga shqiptarët e tjerë që nuk i shkollonin vajzat ajo është edukuar në frymën e barazisë, sidomos me serbët, raportojnë mediat e Kosovës, duke iu referuar B92.

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.

Ajo madje thotë se kur nis lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Haliti, për t’ia marrë djemtë, ndërsa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur. Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtri ose në organet e tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-së. Në pankartë u shkrua: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”.

https://www.youtube.com/watch?v=HZzuCZPagOo

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë