Loading…

Ushtarët amerikanë për vizitë në Kosovë, u shpërndajnë dhurata fëmijëve me nevoja të veçanta

  • 24/02/2019 | 12:02

Ushtarët amerikanë për vizitë në Kosovë, u shpërndajnë dhurata fëmijëve me nevoja të veçanta

Anëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii-t, kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ku janë takuar me fëmijë e nxënës me nevoja të veçanta, transmeton Gazeta Metro.


Bashkë me policinë e Kosovës, ata janë bërë bashkë në eventin “Lodrat e Aloha-s”, përmes së cilit u kanë bërë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta.

Ushtarët kanë grumbulluar më shumë se 500 lodra, për t’ua dhuruar fëmijëve, shkruan Hawaii News Now, përcjell Gazeta Metro.

“Ne e quajmë ‘shpirti i Aloha-s”, kur bëhemi të gjithë së bashku, sidomos për fëmijët, për t’ua treguar të mirat e komunitetit. Dhe e dini atë momentin kur fëmijët ecin me një buzëqeshje, kjo ma zbukuroi gjithë ditën”, ka thënë kolonel Michael Caraang.

Ndryshe, kjo është hera e parë që ushtarë të Hawaii-t dhe Policia e Kosovës bëhen bashk për evente të tilla. Derisa, ata po planifikojnë të shpërndajnë dhurata edhe në të ardhmen./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë