Policia Kufitare e Izraelit kanë njoftuar se nuk kishin mundësi si ta dinë që arma ishte false dhe nuk e dinin këtë derisa sulmuesi u vra, transmeton Gazeta Metro.
Policia Kufitare e Izraelit të mërkurën e qëlluan dhe vranë një palestinez të maskuar në Shuafat, që u kishte drejtuar një armë false që dukej mjaft reale derisa po arratisej.
Në videon shihet kaosi përreth policisë dhe njësive të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Shuafat kur po përgatiteshin të rrënonin shtëpinë e Udai Tamimi.
Në një moment të xhirimit tani palestinezi i vdekur shihet si u drejton ‘armën’ ndaj forcave izraelit.
Palestinian media report a man shot during clashes with Israeli police in the Shuafat refugee camp. Forces are in the area to demolish the home of Udai Tamimi, the gunman who killed Sgt. Noa Lazar in October. pic.twitter.com/YKPmfp91bL
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 25, 2023
Pastaj ai në një moment tjetër palestinezi shihet përsëri si u drejton ‘armën’ drejt forcave izraelite. Derisa nuk mund të dallohen veprimet e njësiteve izraelite, ai shihet teksa arratiset. Pas disa momenteve ai shihet edhe duke e hedhur ‘armën’.
…in Shuafat this morning before being shot. Salah later died from the gunshot wounds.
The attached clip, containing both aerial footage and footage taken by officers on the ground, shows Ali holding a gun and aiming at the Israeli forces. (2/2) pic.twitter.com/N0fVC2Aa6T
— AbuAliEnglish (@AbuAliEnglishB1) January 25, 2023
Disa sekonda më vonë ai qëllohet dhe vritet. Policia kanë thënë se nuk e dinin se arma ishte false. Ata shpjeguan më pastaj se e mësuan se ishte fals por nuk kishin si ta dinin paraprakisht.
Në të njëjtën, nuk është e qartë nëse vrasja është e justifikueshme, duke parë se në momentin kur u qëllua ai kishte hedhur ‘armën’ dhe po arratisej.
Rregullat e ballafaqimit në situata të tillë lejojnë që të hapet zjarr drejt këmbëve të një të dyshuari që paraqiste kërcënim për ta ndaluar arratisen dhe arrestimin e tij.
Në reagimin e policisë nuk adresohet çështja e hedhjes së armës nga i dyshuari duke u arratisur, por kishin theksuar pjesët ku ai paraqiste kërcënim për njësitet izraelite.
Ushtria e Izraelit ka refuzuar të komentojë duke thënë se kishte njësitin në rajon, incidenti ishte menaxhuar nga policia kufitare.
Policia do të ishte në komandë të operacionit pasi incidenti ka ndodhur në lindje të Jerusalemit, për dallim nga Bregu Perëndimor, ku ushtria izraelite ka përparësinë e komandës.
WATCH: Israeli occupation forces fire tear gas bombs extensively at Palestinians in occupied Jerusalem’s Shuafat camp, today. pic.twitter.com/IpAgTtCppH
— Palestine Responds (@PalestineRespon) January 25, 2023
Udai Tamimi ishte vrarë në fund të muaji tetor të vitit të kaluar në një sulm të dështuar terrorist në Ma’aleh Adumim, kur kishte hapur zjarr ndaj personelit të sigurisë që kishin reaguar me armë zjarri dhe ishte vrarë. Një granatë dore dhe një thikë ishin gjetur.
Tamimi ishte përgjegjës për vrasjen e rreshterit Noa Lazar të ushtrisë izraelite me 8 tetor të kur kishte hapur zjarr në një postbllok kontrolli në paralagjen e Jerusalemit, Shuafat. Një tjetër viktimë e atij sulmi mbetet ende në kujdes intensiv.
An armed assailant arrived at an IDF military post adjacent to the town of Kdumim and attempted to stab an IDF soldier at the scene.
The assailant was neutralized by the soldiers in the area. No IDF injuries were reported. pic.twitter.com/AjmhUfxhMj
— Israel Defense Forces (@IDF) January 25, 2023
Të mërkurën ishte regjistruar edhe një tentim sulmi terrorist në Izrael kur një palestinez kishte tentuar të therte me thikë një ushtar izraelit në Kdumin por ishte neutralizuar nga ushtarët afër, nuk ka njoftim për të plagosur./gazetametro.net
This is a Hamas event in the Jenin Camp.
Terrorism should not be a part of the curriculum.
Children have a right to a proper education. pic.twitter.com/AbzaarZIki
— Israel Defense Forces (@IDF) January 24, 2023