Loading…

Ushtarët rusë hedhin në tokë kufomat e bashkëluftëtarëve dhe vrapojnë që të fshihen nga predhat, por as kjo nuk u ndihmoi

  • 22/11/2022 | 22:17

Ushtarët rusë hedhin në tokë kufomat e bashkëluftëtarëve dhe vrapojnë që të fshihen nga predhat, por as kjo nuk u ndihmoi

Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin momentin kur ushtarët rusë që bartnin kufomat e bashkëluftëtarëve, i hedhin nëpër tokë, kur e kuptojnë se predhat ukrainase po u binin para këmbëve.


Ata vrapojnë për t’u futur nëpër shkurre e istikame, me shpresën se do të shpëtojnë por as ato nuk u ndihmuan, transmeton Telegrafi.

Këto pamje vijnë në kohën kur The Guardian raportoi për një deponi të mbeturinave, të cilën rusët po e përdorin për djegien e kufomave të ushtarëve të tyre, për të mbuluar humbjet që po i pësojnë në Ukrainë.

E kjo nuk është hera e parë që rusët i braktisin bashkëluftëtarët, pasi dhjetëra të mobilizuar kanë pranuar se eprorët e tyre i kanë lënë në fushëbetejë – duke i përdorur si mish për top.

Madje sot CNN publikoi audio-incizimin e një bisede telefonike mes ushtarit rus dhe të dashurës, të cilët i tregon sesi komandanti i kishte braktisur në fushëbetejë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë