Ushtria Amerikane para rreth dy dekadave ka bombarduar Ushtrinë e Serbisë, por këta të fundit, tani duket të mos e kenë problem të bëjnë foto me ushtarët amerikanë të KFOR-it.
Mediat serbe kanë publikuar një foto të tillë për të cilën thuhet se është shkrepur më 16 dhjetor të vitit të kaluar.
Gazeta serbe ‘Informer’, e cila ka publikuar foton shkruan se ajo është realizuar brenda territorit të Kosovës, dhe mundohet ta prezantojë si lajm, se kinse Ushtria e Serbisë ka hyrë në veri të Kosovës, përcjell gazetametro.net.
Ndërsa sipas KFOR’it bëhet fjalë për “patrullim rutinorë” në bazë të rezolutës 1244. /gazetametro.net