Një ushtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Drenasi është arrestuar nga organet e rendit, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, bëhet e ditur në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësorë pranë institucioneve shëndetësore.
Ajo është dërguar te familja e prindërve të sajë, ndërsa i dyshuari nuk ka respektuar urdhëratë e organeve të rendit, duke kërcënuar këta të fundit.
Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 13.05.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./gazetametro.net