Loading…

Ushtria amerikane: Kjo është refugjatja kosovare që u bë pilote

  • 08/06/2021 | 10:02

Ushtria amerikane: Kjo është refugjatja kosovare që u bë pilote

Faqja e Ushtrisë e Shteteve të Bashkuara, ka prezantuar piloten kosovare, Valdeta Mehanja, e cila shërben në ushtrinë amerikane, ajo ka gradën toger, transmeton Gazeta Metro.


Togerja kosovare, Valdeta Mehanja, ka lindur në Kosovë ndërsa gjatë luftës si refugjate kishte shkuar në Amerikë.

Ajo është pilote e Gardës Kombëtare, ndërsa ajo tani është në Shqipëri si pjesë e ‘Defender Europe 21’, duke shërbyer si pilote.

“Njihuni me Toger të 2’të Valdeta Mehanja, lindur në Kosovë & me prejardhje shqiptare, pilote e Gardës kombëtare të Alabama, erdhi në Sh.B.A si një refugjat që shpëtoi nga konflikti në rajon. Ajo tani është në Shqipëri si pjesë e #DefenderEurope 21, duke shërbyer si pilote, interpretuese dhe këshilltare kulturore. #Shërbimi Me Nderë” thuhet në faqen zyrtare në Twitter të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë