Loading…

Ushtria Amerikane prezanton refugjaten kosovare, tani pilote e njohur në “Defender 2021”

  • 08/06/2021 | 16:54

Ushtria Amerikane prezanton refugjaten kosovare, tani pilote e njohur në “Defender 2021”

Ushtria Amerikane ka prezantuar piloten kosovare Valdete Mehanja, tashmë pjesë e “Defender 2021”, shkruan Gazeta Metro.


Nëntogerja Valdete Mehanja, tashmë ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe shërben si pilote helikopteri.

Ajo kishte udhëtuar në SHBA si refugjate, e cila i kishte shpëtuar konfliktit në rajon, njofton Klan Kosova.
Mehanja tashmë është bërë pjesë e ‘Defender 2021’ programit më të rëndësishëm të stërvitjes së përbashkët ushtarake ndërkombëtare, udhëhequr nga SHBA e që e cila zhvillohet në Europë.

Por, cila është historia e Valdete Mehanjas?

Shqiptarja nga Kosova, Valdete Mehanja ka një histori jete të jashtëzakonshme. Familja e saj u bë refugjate lufte gjatë konfliktit në Kosovë dhe përfunduan në kampet e refugjatëve në Gjermani.

Pas çlirimit u kthyen në atdhe, por përvoja i kishte lënë një përshtypje të jashtëzakonshme Valdetes e cila vendosi të angazhohej për të kontribuar për njerëz e popuj të tjerë që kalonin vuajtje të ngjashme. Ajo u angazhua si vullnetare e OKB-së në zona konfliktesh me refugjatë.

Në vitin 2004, u punësua si kontraktore nga Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Irak e më vonë në Afganistan. Ishte aty që i lindi dëshira për një karrierë ushtarake dhe për fluturimin.

Në 2010, ai nisi ta bënte këtë ëndërr realitet kur erdhi si studente në SHBA për të kryer studimet në Universitetin e Aeronautikës Embry Riddle, Daytona Beach, Florida.

Pas diplomimit shërbeu në disa formacione të Ushtrisë Amerikane si dhe iu bashkua në programit (MAVNI) që angazhohet për interesa jetike kombëtare amerikane.

Sot, refugjatja nga Kosova është Lejtënante e Dytë e ushtrisë amerikane dhe po përgatitet si pilote e helikopterëve Black Hawk.

Në korrik, Këshilli Amerikan i Emigracionit e nderoi me Çmimin e Trashëgimisë Amerikane, që e kanë marrë edhe figura si Gjenerali Colin Powell, Senatori i Amerikës Daniel Inouye, dhe shkrimtarja e aktivistja Gerda Weissman Klein.

Valdetja përkrah studimeve dhe shërbimit në ushtria ka gjetur gjithmonë kohë për të ndihmuar kauzën e emigrantëve në SHBA./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë