Loading…

Ushtria e Izraelit lajmëron vdekjen e dy ushtarëve tjerë të saj

  • 07/12/2023 | 11:55

Ushtria e Izraelit lajmëron vdekjen e dy ushtarëve tjerë të saj

Ushtria izraelite (IDF) ka lajmëruar vdekjën e dy ushtarëve të saj nga luftimet në Rrip të Gazës duke dërguar numrin e ushtarëve të vdekur gjatë ofensivës tokësore në 86, transmeton Gazeta Metro.


Ata janë:

Rreshteri Amit Bonzel, 22 vjeqar nga Brigada e kundërzbulimit me prejardhje nga Shoham

Rreshteri Alemnew Emanuel Feleke, 22 vjeqar nga Brigada Komanduese, njësia Duvdevan nga Kiryat Gat. Feleke ishte lënduar në 5 dhjetor gjatë luftimeve në jug të Gazës.

IDF ka lajmëruar se gjithashtu tre ushtarë të tjerë të njësitit të kundër zbulimit kanë pësuar lëndime serioze në betejën ku ishte vrarë Bonzel, raporton The Times of Israel.

Një ushtar tjetër i Brigadës 551 kishte pësuar lëndime serioze ditën e djeshme në Gazë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë