Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se formimi i siç e ka quajtur ushtrinë e Kosovës ” formacion të armatosur ilegal në territorin e Serbisë” do të përbënte një kërcënim për sigurinë e të gjithë rajonit.
Ai iu ka thënë gazetarëve në Beograd se vetëm përmendja e mundësitë të krijimit të forcave të armatosura të Kosovës është në kundërshtim të Rezolutës 1244 të OKB-së , mandatit të KFOR-it dhe Kushtetutën e Serbisë, dhe kjo është një përpjekje për të nxitur tensione dhe konflikte të reja, përcjell Klan Kosova.
Ai shtoi se kjo nuk mund të sjellë asgjë të mirë as për popullin serb e as shqiptar, veçanërisht në një kohë kur bën deklarata në lidhje me rindarjen e kufijve, krijimit të Siç ka thënë ai Shqipërisë së Madhe fashiste në territorin e vendit tonë”, raportojnë mediat serbe.