Loading…

Ushtria e Kosovës trajnon Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

  • 11/09/2019 | 14:33

Ushtria e Kosovës trajnon Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

Në kuadër të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QTKSH) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) është duke u realizuar trajnimi ‘Zhytje e avancuar’, ku po marrin pjesë pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK) dhe pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), transmeton Gazeta Metro.


Trajnimi ka filluar më 2 shtator dhe do të përfundojë më 20 shtator, dhe po realizohet në tri lokacione: Pomozotin, Liqenin e Batllavës dhe atë të Radoniqit.

Instruktorët e specializuar të QTKSH’së janë duke e realizuar trajnimin me institucionet vendore të sigurisë, në mënyrë që së bashku t’i fitojnë njohuritë e nevojshme në fushën e kërkim – shpëtimit në ujëra, për të qenë të gatshëm dhe me ndërveprueshmëri institucionale, t’i kryerjen me sukses detyrat në raste reale të fatkeqësive natyrore dhe atyre njerëzore.

Në këtë trajnim, që përfshin pjesën teorike me 27 orë dhe pjesën praktike me 75 orë, testohen aftësitë  në fusha të ndryshme që kapin elementin e zhytjes, si: zhytja dhe llojet e zhytjes; komunikimi nënujor; presioni dhe ligjet e fizikës; mjekësia e zhytjes; zhytja në izobat; zhytja në grup; zhytja në thellësi; menaxhimi nënujorë; zhytja natën; navigimi natën etj.

Specifikat e zhytjes dhe kërkimit në ujëra kërkojnë vëmendje të madhe dhe disiplinë të fortë. Pakujdesia më e vogël mund të kushtojë me jetë, prandaj  pjesa praktike ka një rol të veçantë dhe i kushtohet kujdes secilit detaj, duke filluar që nga veshja e uniformës, bombolat e ajrit, bashkërendimi me ekipin, pajisjet dhe gjithçka që ka të bëj me zhytjen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë