Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në një operacion të përbashkët me policinë dhe agjencinë e sigurisë Shin Bet kanë kryer bastisje në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor, i cili u përshkallëzua në betejë urbane ku u vranë 5 terroristë të grupit të ashtuquajtur ‘Strofka e Luanit’. 22 palestinezë të tjerë janë plagosur që iu bashkuan konfliktit vullnetarisht pas thirrjes për ndihmë të këtyre luanëve të vetëquajtur, transmeton Gazeta Metro.
Ky grup terrorist me qendër në Nablus janë përgjegjës dhe krenoheshin se kanë vrarë civilë izraelitë në disa sulme terroriste dy vitet e fundit.
Shteti izraelit i ka sulmuar disa herë si individë për t’i arrestuar apo eliminuar pas sulmeve dhe së voni për vrasjen e një ushtari izraelit. Qeveria izraelite ishte përmbajtur për një periudhë nga sulmi në Nablus, duke iu lënë kohë Autoritetit Palestinez që të bindin grupin të heqë dorë nga agresioni. Autoriteti palestinez iu kishte ofruar atyre që t’i bashkohen forcave të tyre të sigurisë duke iu ofruar garanci nga ndëshkimi izraelit madje për veprat e tyre terroriste.
Grupi kishte refuzuar dhe kishte bllokuar qytetin dhe në disa raste kanë hapur zjarr edhe ndaj njësiteve të Autoritetit Palestinez. Guvernatori palestinez i Nablus i kishte lutur ata por edhe i kishte paralajmëruar se Izraeli do të ndërhynte.
Operacioni i mbrëmjes së të hënës që zgjati për tre orë, ushtarët izraelit shkatërruan një laborator eksplozivi që i përkiste grupit në kasabanë e qytetit Nablus.
IDF and Israeli security forces raided a hideout apartment in the Kasbah of Nablus used as a headquarters and explosives manufacturing site by the main operatives of the “Lion’s Den” terrorist group. The forces detonated the explosive manufacturing site. 1/5
— Israel Defense Forces (@IDF) October 25, 2022
Njësiti izraelit ka hapur zjarr edhe me predhën Matador ndaj njërit prej apartamenteve ku terroristët ishin ngujuar.
📹 متابعة صفا| احتراق سيارة في نابلس دون معرفة الأسباب pic.twitter.com/7szUrfvza3
— وكالة صفا (@SafaPs) October 24, 2022
Pesë palestinezët janë vrarë pas luftimeve të ashpra që shpërthyen. Sipas ministrisë së shëndetësisë së Autoritetit Palestinez pesë janë vrarë. Në mesin e tyre është vrarë edhe Wadi al-Houh, lideri themelues i grupit. Shtëpia e tij ka shërbyer si baza komanduese e grupit dhe ku prodhoheshin bombat.
تغطية صحفية: “اشتباكات عنيفة داخل البلدة القديمة بنابلس”. pic.twitter.com/1ZTGzNIOKF
— شبكة قدس الإخبارية (@qudsn) October 24, 2022
Gjatë bastisjes grupi publikoi një komunikatë ku thërriste banorët lokalë të dalin dhe të ‘mbrojnë qytetin’ dhe grupin nga njësitet izraelite. Pamje nga rrjete sociale tregojnë trazira të mëdha, shpërthime dhe të shtëna intensive me armë. 22 palestinezë të tjerë raportohet të jenë plagosur në këto trazira.
Një palestinez tjetër i identifikuar si 20 vjeçari Qusai Tamimi, është qëlluar në gjoks nga njësite izraelite afër Ramallah, pasi nisën luftimet në Nablus. Sipas ushtrisë izraelite i ishte vrarë pasi që kishte hedhur një mjet shpërthyes drejt njësiteve të tyre.
הסלמה בשטחים | דוברו של אבו מאזן: “התוקפנות נגד שכם היא פשע מלחמה, ממשלת הכיבוש תישא בהשלכות” • תיעוד: חילופי אש בעיר העתיקה של שכם@kaisos1987 pic.twitter.com/tWg6wMa7ak
— כאן חדשות (@kann_news) October 25, 2022
Kryeministri izraelit i ka thënë radios publike izraelite KAN të martën se grupi i vrarë në Nablus ishin përgjegjës për sulmin terrorist që vrau togerin Ido Baruch në fillim të muajit.
“Izraeli kurrë nuk do të ngurrojë të veprojë në mbrojtjen e vetes. Në çastin që na dëmtojnë, ushtarët e Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe civilët izraelit, ata duhet ta dinë që do të përfundojnë keq”./gazetametro.net
تغطية صحفية: “اشتباكات عنيفة داخل البلدة القديمة بنابلس”. pic.twitter.com/1ZTGzNIOKF
— شبكة قدس الإخبارية (@qudsn) October 24, 2022