Loading…

Ushtria izraelite: Liruam dy pengje në Rafah

  • 12/02/2024 | 09:02

Ushtria izraelite: Liruam dy pengje në Rafah

Ushtria izraelite thotë se liroi dy pengje izraelite që ishin rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, pas një bastisje në Rafah, mes raporteve për sulme të rënda ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se pengjet e liruar janë në “gjendje të mirë shëndetësore” dhe se ata janë dërguar në një spital izraelit për kontroll.


Në një deklaratë në mediat sociale, IDF tha se gjatë një “operacioni të përbashkët brenda natës midis IDF, ISA [Agjencia e Sigurisë së Izraelit] dhe Policisë së Izraelit, u shpëtuan dy pengje izraelite nga Kibbutz Nir Yitzhak: Fernando Simon Marman, 60 vjeç, dhe Louis Har, 70 vjeç. Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant e përshkroi operacionin e shpëtimit si “mbresëlënës”. Ai shtoi: “Ne do të vazhdojmë të përmbushim zotimin tonë për t’i kthyer të rrëmbyerit, në çdo mënyrë.”

IDF postoi gjithashtu një pamje të natës të një helikopteri duke u ulur në një vend të paspecifikuar. Është e paqartë nëse ky avion është përdorur për të transportuar pengjet në spitalin izraelit. Mediat izraelite raportojnë se pengjet ishin mbajtur në katin e dytë të një ndërtese në Rafah.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë