Loading…

Ushtria kineze bëhet gati për sulm në Hong Kong

  • 14/08/2019 | 19:35

Ushtria kineze bëhet gati për sulm në Hong Kong

Foto satelitore tregojnë përgatitjet e Ushtrisë së Kinës dhe mbledhjen e armatimit dhe pajisjeve tjera të vendosura në stadiumin në qytetin Shenzen, çka është përshkrua nga shumë si kërcënim i Pekingut për shfrytëzim të dhunës kundër protestuesve pro demokratik në Hong Kong, transmeton Gazeta Metro.


Pamjet e mbledhura të hënën nga Maxar World View paraqesin mbi 500 apo më shumë mjete të parkuara brenda dhe jashtë stadiumit të futbollit në Shenzen, përballë portit të qytetit të Hong Kong që u trazua nga tani afër tre muaj.

Dje e pardje protestuesit e bllokuan aeroportin e Hong Kong, njëri prej më të mëdhenjve në botë. Protesta fillimisht paqësore eskaloi në dhunë mes policisë dhe protestuesve ku edhe bllokoi fluturimet.

Media shtetërore mohoi këto pretendime duke deklaruar se stërvitjen ishin planifikuar paraprakisht dhe se nuk ishin drejtpërdrejt të lidhura me ngjarjet në Hong Kong, edhe pse trupat u zhvendosën pak pasi që qeveria kineze i quajti protestat “burime terrorizmi”.

Ky vit shënon 30 vjetorin e shtypjes mizore së demonstratave në Sheshin Tiananmen, që është temë e ndaluar në Kinë por kujtohet çdo vit me një marsh dhe mbledhje masive në Hong Kong. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë